Sport

Besa – Arbëria, realizohet goli i parë në ndeshje

Ndeshja Besa e Pejës – Arbëria do ta hap siparin e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Besa e Pejës do të jetë nikoqire e Arbërisë, takim ky i cili do të zhvillohet në barin sintetik në Brestovik me fillim nga ora 16:00.

“Stuhia e Kuqe” në këtë takim futet me e relaksuar pasi në dy xhirot e para ka marr një fitore të shënuar ndaj Trepçës 89′ dhe një barazim me Prishtinën. Kurse skuadra nga Peja ka humbur në dy xhirot e para dhe kësaj radhe kërkon fitoren e parë në Superligë.

Gazeta “Sheshi” do të rapoartoj minutë pas minute për këtë ndeshje:

Besa – Arbëria 0-1

49′ Gooool – Llugiqi gjendet më së miri në zonë dhe realizon për epërsinë e Arbërisë.

46′ Sebastian (Bes) realizon gol, por anulohet për pozitë jashtë loje.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

35′ Salihu (Bes) godet fuqishëm nga gjuajtja e lirë, por pret Kaçiu.

25′ Arbëria po e dominon ndeshjen, por pa efikasitet.

16′ Arbëria po tregohet me kërkuese duke rrezikuar më shumë se pejanët.

15′ Kryeziu (Arb) futet për mrekulli në zonë, por gjuajtjen e futbollistit e pret Haxhijaj.

04′ Kryeziu (Arb) gjuan nga distanca, por mbi portë.

02′ Zabërgja (Arb) gjendet në pozitë të mirë, por nuk arrin të gjuaj pasi që një mbrojtës i Besës ndërhyri për mrekulli.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhijaj, Idrizi, Rajovic, Xhaka, Breno Matos, Salihu, Halili, Sheqerolli, Lucas Sebastian, Maznikolli,Matheus Kryetrajner: Jérôme Klein

Arbëria: Kaçiu,Arrabal, Ibrahimi, Zabërgja, Pira, K. Bahitir, Bruqi, Llugiqi, Avdulli, Hasan, Kryeziu. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Safet Berisha, Meriton Berisha, Visar Kastrati

Stadiumi me bari sintetik, Brestovik, Pejë

Postime të ngjajshme
Sport

A do të luaj Myrto Uzuni sonte kundër Barcelonës?

Sport

Dallku dhe Tamniku në procedurë displinore

Sport

Superliga e Kosovës rikthehet në aksion

Sport

Liga e Kampionëve: Edicioni i ri fillon sonte me disa super ndeshje