EkonomiLajme

BERZH-i ofron 25 milionë euro kredi për investime në Ferronikel

-ADVERTISEMENT-
NewCo Ferronikeli
-Advertisement-

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë NewCo Ferronikeli.

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ka ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm./radioevropaelire

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat