Sport

Bersant Celina flet pas golit dhe fitores

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Bersant Celina e ka komentuar fitoren e Swansea Cityt ndaj Birmingham Cityt në Championshipin anglez. Ylli kosovar ka shënuar gol në fitoren 3:0, ndërsa i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen

Bersant Celina e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme. Ylli kosovar ka kontribuuar në fitoren e radhës të ekipit të tij, Swansea City.

Prizrenasi ka shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Birmingham Cityt në Championshipin anglez.

Përfaqësuesi kosovar ka realizuar gol mjaft të bukur në minutën e 68-të.

E golat tjerë për Swansean i shënuan Kyle Naughton në minutën e 63-të dhe Borja Baston në atë të 75-të.

Pas ndeshjes, Celina i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen.

“Paraqitje e madhe nga djelmoshat sot. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Celina në rrjetet sociale.

Forma e mirë e futbollistit ofanziv i jep shpresë Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Euro 2020.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv