Sport

Bernard Berisha thyen heshtjen pasi u ndëshkua nga Challandes dhe flet për mosftesën nga Kosova

Bernard Berisha ka mbetur jashtë listës së Kosovës për ndeshjet e muajit tetor.

Ylli nga Kosova kishte shënuar golin e vetëm ndaj Greqisë në humbjen e Kosovës 1-2, por festimi i tij i kushtoi për mos ftesë nga trajnerit Challandes.

Pejani kishte festuar në drejtim të Challandes duke shprehur mllefin për mos aktivizimin për dy vite në ndeshje zyrtare.

Në një video të shpërndarë nga vet ai në faqen zyrtare në Facebook, Berisha thotë se është i mërzitur që nuk është ftuar.

Gjithsesi sulmuesi i Akhmat Groznit në Rusi ka deklaruar se e pranon vendimin e trajnerit Challandes dhe se Kosova ka nevojë të jetë e bashkuar.

“Duke marrë parasysh se këto ditë është folur shumë për çështjen time pata dëshirë që të jap mendimin tim për këtë çështje dhe të sqarohet gjithçka. Unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mosftesën nga kombëtarja e Kosovës, po ashtu dua të them se e pranoj vendimin e trajnerit”, ka thënë Berisha.

“Duke e marrë parasysh se kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, atë ndaj Maqedonisë është një histori për shtetin e Kosovës prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që ta mbështesim Kosovën sepse djemtë që janë aty kanë nevojë për mbështetjen tuaj dhe vetëm të bashkuar mendoj se mund t’ia dalim”.

“Ju lutem të jemi të bashkuar dhe vetëm të bashkuar mund t’ia dalim. Forca Kosova”, ka thënë Berisha.

Postime të ngjajshme
Sport

Kuotat e bastoreve për ndeshjet e sotme të Superligës, këto skuadra janë favorite të mëdha

Sport

Ballkani – Prishtina, bastoret favorizojnë këtë skuadër

Sport

“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës

Sport

Tri ndeshje të Superligës zhvillohen sot, kryendeshja në Suharekë