Sport

Berisha, mesazh Challandesit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Berisha beson se do të jetë titullar kundër Çekisë në mungesë të Rashicës e Zenelit. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në kuadër të kualfikimeve për Euro 2020.

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli, do të jenë dy mungesat e mëdha të “Dardanëve” në ndeshjen e së shtunës që Kosova e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Cekisë.

Në mungesë të tyre, nga minuta e parë mund të hidhet në fushë lojtari që nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Bernard Challandes, Bernard Berisha.

Sulmuesi shqiptar thotë se është gati dhe do të shfrytëzojë këtë moment për t’i treguar të gjithëve se meriton më shumë minuta.

“Është kënaqësi gjithmonë të jem këtu. Jam ftuar sepse kam zhvilluar një kampionat shumë të mirë”, u shpreh Berisha.

“Trajneri dhe të gjithë e dinë se jam në një moment shumë të mirë dhe kam dëshirë të japi më të mirën gjithmonë si për klubin ashtu dhe për Kosovën, por nuk e di pse nuk më është dhënë mundësia në asnjë ndeshje zyrtare”.

“E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që jam këtu për me luajtur dhe shpresoj se do ta ndihmojë Kosovën. Shpresoj të arrijmë fitore”, u shpreh mes tjerash Berisha.

Kosova dhe Çekia përballen të shtunën në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv