Sport

Berisha: Lojtarët po kritikohen shumë, po kritikojnë ata që nuk e kanë dashur formimin e kësaj kombëtareje

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta mbyll kampanjën në Ligën e Kombeve për këtë edicion, shkruan “Zeri.info”.

Dardanët ndeshën me Moldavinë nga ora 20:45 dhe vetëm fitore duan, ndryshe e rrezikojnë edhe largimin nga Liga C në Ligën D çka do të ishte një hap i madh mbrapa.

Ky vit ka qenë shumë i keq për Kosovën pasi ende nuk ka shijuar fitore dhe kjo ka bërë që kritikat në adresë të futbollistëve të jenë të mëdha.

Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka thënë se kritikat i pranojnë, por sipas tij të gjithë duhet pasur parasysh se sa rëndë e përjetojnë lojtarët çdo humbje e barazim pasi ja dinë vlerën kësaj fanelle.

Sipas Lulit, kritikat po bëhen kryesisht nga ata njerëz që nuk e kanë dashur formimin e kësaj kombëtareje.

“Ata në çdo ndeshje e dhënë maksimumin dhe ja dinë vlerën kësaj fanelle, por po e përserisë që pandemia ka ndikuar shumë dhe kjo pandemi ka bërë që të mungojnë rezultatet. Ne në çdo lojë kemi qenë të hendbikepur me shumë mungesa dhe edhe kombëtaret gjigante kur kanë mungesa kanë probleme e jo ne si Kosovë. Lojtarët çdo humbje që e kanë pësuar ose barazim kanë qenë në shok dhe unë e kam parë nga afër çfarë vuajtje përjetojnë ata kur humbin. Unë kam lexuar shumë kritika pas çdo barazimi duke mos i kursyer aspak përjetimet e lojtarëve. Gjithsesi, ne i kuptojmë pasi kritikat po vijnë nga ata që as nuk e kanë dashur formimin e kësaj kombëtareje”, ka thënë Lulzim Berisha, duke folur më pas për koreografinë në stadiumin “Fadil Vokrri” para ndeshjes me Moldavinë.

“Na ju kemi bashkëngjitur kësaj iniciative “Bëhu Zëri Im”, në shenjë solidarizimi me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ne kemi pasur takim me Federatën dhe komunitetin e artistëve dhe ju kemi treguar edhe lojtarëve çfarë simbolike ka kjo koreografi dhe ata e kanë pranuar me kënaqësi. Sigurisht kjo koreografi i motivon ata pasi tregon për sakrificën e këtij populli”, ka përfunduar Berisha. /

Postime të ngjajshme
Sport

Genc Nuza e ndanë drejtësinë në këtë super ndeshje

Sport

Lajmi i fundit: Operohet futbollisti i Dritës

Sport

Nxehtë edhe në Ligën e Parë – Ky është orari i plotë i dy grupeve!

Sport

Dajaku në radarin e klubit gjerman