Sport

Berisha i lumtur me fitoren e Kosovës, flet për prurjet e reja te “Dardanët”

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rezultat historik sonte në Batumi, raporton FrontOnline.

Djelmoshat e Bernard Challandes kanë regjistruar fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në “Batumi Arena”, Kosova shënoi fitore të artë ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal, 0:1.

Pas fitores së sotme të Kosovës, ka ardhur reagimi i futbollistit të Kosovës, Valon Berisha.

“Ka qenë një lojë shumë e mirë prej krejt ekipit. Prej ditës së parë kur ia kemi nis stërvitjeve, kemi thënë se duhet me ndërru faqën e historisë tonë. Më pëlqen qysh kemi luajtur sot, nga Aro e krejt. E kemi merituar fitoren, Lirimi kishte dy raste, fitorja ishte e merituar. Për vet jam rritë, gjithmonë kam luajtur ashtu, fillimisht duhet të fitosh topin e pastaj të luash. Ne në fillim thamë që nëse kurgjo nuk bëjmë, të luftojmë deri në fund. Jam shumë i kënaqur me krejt ekipin. Messi është futbollist më i mrië në botë, e ka bërë nëna një lojtar për futboll”, ka thënë Berisha në SS Kosova.

“E përfaqësoj shtetin tim, vendin, prindërit, jap maksimumin shumë dhe ka shumë futbollistë që duan të luajnë për Kosovën”, tregoi ai.

“Nuk di për atë kurgjo (Mërgim Berishën), unë kam qef çdo lojtar shqiptar me ardhë me lujt për Kosovën. Kam qejf të gjithë ata që kane prindër shqiptar, të vijnë të luajnë. Për mua ka qenë vendimi më i mirë në karrierë, me përfaqësuar vendin tim, edhe në të ardhmen ka me pasë futbollistë të mirë dhe do kemi Përfaqësusee të mirë”, shtoi ai.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar