Lajme

Berisha i AAK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Pejës

Rrustem Berisha ka treguar në emisionin dPt te Fidani në T7 pse i ka hyrë garës për kryetar të Pejës.

Ai është nominuar për kryetar nga AAK-ja dhe do të jetë kandidat për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ai thotë se vjen prej atij qyteti dhe se do të mundohet që gjithë përvojën e tij ta përdorë për një qeverisje të mirë lokale. Ai ka folur edhe për të kalaurën e tij teksa ka thënë se është rkenar që ka shërbyer si komandant në Koshare dhe se në kohën sa ishte Ministër i Mbrojtjes filloi transformimi i FSK-së në ushtri.

“Jam prej qytetit të Pejës dhe kam lindur aty. Është qytet i kulturës, i sportit i qytetërimit, dhe tregtisë. Kam dashur që tërë përvojën time dhe angazhimin tim ta jap për një qeverisje të mirë me një ekip profesional në kohën dhe vendin e duhur. Jam ushtarak dhe kam shërbyer në shumë detyra për liri dhe më pas në krijimin e institucioneve. Kam qenë komandant në betejën e Koshares, detyrë për të cilën jam krenar. Dy vite me radhë kam qenë deputet dhe detyra e fundit është se kam qenë Ministri i parë i mbrojtjes dhe në mandatin tim ka filluar transformimi i Kosovës në ushtri”, tha ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor në Kosovë. Kandidatët për komunën e Pejës janë Gazmend Muhaxheri prej LDK-së, Astrit Ademaj nga PDK ndërsa VV ende nuk ka shpallur ndonjë kandidat nga asnjë komunë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Lajme

MSH ka një thirrje për qytetarët e Kosovës

Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën