Sport

Berat Gjimshiti surprizon klubin e vendlindjes pas suksesit historik të arritur

KF Tërnoci ka arritur sukses historik, duke u ngjitur në Ligën e Katërt të Serbisë.

Këtë sukses të madh, klubi e festoi për ditë të tëra duke krijuar atmosferë fantastike, shkruan Gazeta Olle.

Festës iu bashkua edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

Ai u kthye në vendlindjen e tij duke suprizuar skuadrën dhe duke i dhënë motiv për sezonin e ardhshëm

Postimi nga KF Tërnoci:

“Berat Gjimshiti sado që ka arrit majat e futbollit, nuk e harron vendlindjen e tij. Ai sot pos që na surprizoi me vizitën e tij, lojtarëve tanë u dha një motiv edhe më të madh për të vazhduar me sezonin e ardhshëm ku na pret një nivel tjetër garimi. Falënderojmë Beratin për vizitën e tij djelmoshave tanë. Përjetësisht AGALLAR!”, thuhet në postimin e KF Tërnocit.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89