Lajme

Berat Buzhala jep parashikimin e tij për zgjedhjet lokale – kush fiton në cilën komunë sipas tij

Gazetari Berat Buzhala ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet për kryetar të komunave që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Ai në një postim të tijin në Facebook ka komentuar se cila parti e fiton cilën komunë, qoftë pa ose me balotazh.

Sipas tij, në Prishtinë në balotazh do të shkojnë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa në anën tjetër në Gjilan sipas tij fiton Lutfi Haziri pa balotazh, e në Pejë Gazmend Muhaxheri po ashtu pa balotazh.

LDK sipas tij pritet t’i fitojë edhe Lipjanin, Vitinë e Fushë Kosovën pa balotazh, kurse Istogun e Vushtrrisë me Balotazh, derisa në Podujevë sheh garë të paparashikueshme.

Në anën tjetër ai thotë në Prizren në pbalotazh do të futen PDK e LVV, ndërsa thotë se PDK e ka të sigurtë pa balotazh Ferizajin dhe me gjasë të madhe edhe Mitrovicën.

Ai thotë se PDK qëndron mirë edhe në Dragash, Kaçanik, Shtime e Drenas, ndërsa thotë se në Skenderaj ka garë të ashpër.

Buzhala shkruan se AAK pritet t’i fitojë pa balotazh Gjakovën, Suharekën e Deçanin, kursë në balotazh, Rahovecin, Klinën e Junikun.

Në Malishevë, Buzhala parashikon garë të ngushtë mes kandidatit të PDK’së dhe atij të Nismës, ndërsa në Obiliq fitues e sheh Xhafer Gashin.

Në Kamenicë, ai thotë se fitues do të jetë Qëndron Kastrati, kurse në Han të Elezit, si tash e disa vite, kryetari aktual Refki Suma.

Ky është postimi i tij:

Kur kane mbetur edhe dy jave deri ne zgjedhje, ky eshte opinioni im, i bazuar ne fakte, per rezultatet per kryetar te komunes:

Edhe favorit, por edhe po prine ne sondazhe Arben Vitia. Ne rastin e Prishtines ka mundesi qe kam me humbe bastin me Uranin. Kur ai ka kandidu per kete pozite, une i kam thane qe nese shkon ne balotazh kam me ia ble nje pale tesha FINDAK te reja. Kam qene i bindur qe kandidati i LDK’se do ta sfidoje Arbenin. Gjasat jane qe do ta shohim Uranin ne balotazh me Arbenin. Hajli kofte;
Ne Gjilan, fiton Lutfi Haziri pa balotazh, sikurse pa balotazh pritet edhe fitorja e Gazmend Muhaxherit ne Peje. Pervec ketyre dy komunave LDK pritet ta fitoje pa balotazh edhe Lipjanin, Vitine dhe Fushe Kosoven, kurse ne balotazh edhe Istogun dhe Vushtrine. Podujeva eshte krejtesisht e paparashikueshme. Gare e ashper ne mes te Shpetim Bulliqin dhe Doktorit te LDK’se. Rritja e ketij te fundit eshte shume e madhe, e ketu me se shumti po kontribuojne zyrtaret e LVV’se ne kete komune qe jane te irrituar me Bulliqin;
Ne Prizren paraqitja e kandidatit te PDK’se eshte deshpruese. Mytaheri po i qendron teper larg, ndersa vrehet nje rritje e Anton Qunit, por jo aq rritje e madhe sa me e çu ne balotazh. Mirepo PDK e ka te sigurte Ferizajin, sipas te gjithe gjasave pa balotazh dhe tashme e ka tejkaluar Agim Bahtirin ne Mitrovice. Edhe brenda LVV’se jane te bindur qe Bedri Hamza pop fiton;
Pervec ketyre komunave PDK qendron mire edhe ne Dragash, Kacanik, Shtimje dhe Drenas. Ne kete komunen e fundit Ramiz Lladrovci fiton pa balotazh. Skenderaji ne anen tjeter eshte nje lamsh i vertete. Largimi i Sami Lushtakut nga gara i ka dhane hapesire Bekim Jasharit. Bekimi dhe Fadil Nura po luftojne dhembe per dhembe;
Ne anen tjeter AAK ne zgjedhje lokale, ne disa vitet e fundit, del shume me mire se sa ne zgjedhje te pergjithshme. E njejta gje do te ndodhe edhe kete vit. Ardian Gjini do ta fitoje Gjakoven pa balotazh. Ardian Gjini, pervec tjerash, edhe e meriton me e fitu Gjakoven pa balotazh. Eshte politikani me stabil, me dinjitoz dhe me punetor ne nivel komunash, e qe besa edhe ne nivel qendror. Pervec Gjakoves AAK pritet ta fitoje pa balotazh edhe Suhareken e Decanin, kurse me balotazh Rahovecin, Klinen dhe Junikun. Rezultat ky fantastik per kete subjekt politik;
Gare e ashper ne Malisheve. Gjasat jane qe ne balotazh te shkojne PDK dhe Nisma. Kandidati i LVV ne Malisheve nuk gezon perkrahje ne komunen e tij, ani pse eshte mjaft aktiv ne nivel qendror;
Ne Obiliq pritet te fitoje pa veshtiresi kryetari aktual, Xhafer Gashi, i cili eshte udheheqes i nje iniciative qytetare;
Ne anen tjeter pa pushtet nuk do te mbetet as PSD’ja simpatike. Atje po prine bindshem ne sondazhe Qendron Kastrati. Do te kisha qene i kenaqur me qene qytetar i Kamenices edhe me e votu Qendronin;
Hani i Elezit qendron aty ku eshte, te Refki Suma.
Kaq kete here 🙂.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna