Lajme

Berat Buzhala demaskon ish-agjentin e SHIK-ut që po ‘maskohet’ si ekspert i Facebook-ut

Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala, ka reaguar pas publikimit të një personi i cili pretendon se është ekspert i Facebook-ut dhe detektues i lajmeve të rreme.

Buzhala thotë se Mentor Hoxhaj, i cili ka nën administrim faqen në Facebook “Factcheker-ks”, ka qenë agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, e më pas me ndihmën e PDK-së, edhe pjesë publike e bordeve të ndryshme publike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari dhe drejtori i T7&Gazeta Express, ka thënë se Hoxhaj duke e parë mundësinë e ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, po tenton në forma të ndryshme që në të ardhmen të përfitojë diçka nga qeverisja e VV-së.

Ky reagim erdhi pas cilësimit si propagandë tekstin e publikuar nga mediumi i Buzhalës, në të cilin thuhet se VV ka nëntë zyrtarë të akuzuar në nivel lokal.

Ky është postimi i plotë i Buzhalës:

Qe qysh doket nje prevarant tipik i Kosoves

Ky Mentor Hoxhaj, ish agjent i SHIK’ut, pastaj si ish agjent i SHIK’ut pjese e bordeve te ndryshme publike me ndihmen e PDK’se, tash, duke pa si reale mundesine e ardhjes ne pushtet te Vetevendosjes nuk po e le asnje mundesi pa ra ne gjunje, me shpresen qe ne te ardhmen do te ndahet ndonje kacidhe edhe per te.

Keta jane kasta me e ulet e qenieve njerezore, keta qe ngarendin prej nje nenpunesi te nje organizate si SHIK’ut drejt nje organizate tjeter si Vetevendosje.

Shporru more haracexhi, a cfare roli ke pase ne organizate….

Postime të ngjajshme
Lajme

Baraliu tregon a ka të drejtë Vjosa Osmani të shkarkojë Valdete Dakën

Lajme

Isa Mustafa pas adresimit për media të Vjosa Osmanit: Sjellje rebele, nuk e meriton të jetë presidente!

Lajme

‘Bombardohet’ Ambasada ruse në Facebook pas reagimit ndaj Haradinajt

Lajme

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?