Lajme

Beqiri: Unë e di pse ka dalë Kurti në “Kodër të Trimave” ditën e zgjedhjeve

Ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri ka thënë se ai i di arsyen pse kryeministri Kurti, ka dalë në “Kodrën e Trimave”, ditën e zgjedhjeve.

“Të them të drejtën se ajo që nuk më pëlqeu as mu as banorëve ishte dalja e Kurtit në “Kodrën e trimave”. Nuk ishte e nevojshme të dilte as në këmbë as në xhipa sepse ishte vet ai që tha se nuk i pëlqente xhipat dhe tani po vozitet në ta. E di se përse ka dalë ai për këtë ‘shëtitje’, nuk ishte i sigurt se a do të mbërrinte numrin e duhur të votave, por jam i bindur që në kafiteri nuk merret vota.”

“Janë 5 nga “Kodra e trimave” së bashku me Kurtin, por as kjo nuk mjaftoi që ata të fitonin, sepse ne si LDK së bashku me ministrat tonë, me Lumir Abdixhikun, Përparim Ramën dhe të gjithë të tjerët ja dolëm që të fitonim.”, tha Beqiri në Prime Time, në Kanal10.

Ndryshe Beqiri ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Përparim Ramës, në garën për kryetar të Prishtinës, sidomos me degën e tij në “Kodrën e Trimave”.

Related posts
Lajme

Sallahu tregon pse nuk u takua me Hashim Thaçin e Kadri Veselin gjatë vizitës në Hagë

Lajme

A do të lehtësohen masat për festat e fundvitit?

LajmeShow Bizz

Pak orë pasi doli nga spitali, Adriana Matoshi bën një koment në rrjetet sociale

Lajme

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë dhe të enjte, temperaturat zbresin nën zero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *