Sport

Benzema thyen rekordin e Ronaldos e Messit

Real Madridi triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Mallorcas me rezultat të thellë 6-1, duke regjistruar fitoren e pestë pas gjashtë xhirove të para të edicionit të ri të La Ligas.

Në këtë fitore për madrilenët shkëlqyen dyshja, Marco Asensio dhe i zakonshmi Karim Benzema, me spanjollin i cili realizoi ‘hat-trick’, gjersa francezi shënoi një ‘dopietë’ të radhës si dhe regjistroi dy asistime të tjera.

Francezi Benezma e konfirmoi edhe njëherë formën e tij jetësore që është duke e kaluar me Real Madridin në këtë start të ri të kampionatit, duke regjistruar gola e asiste ndeshje pas ndeshje.

Në fakt, sulmuesi tani ka thyer një rekord në La Liga, që deri para këtij sezoni askush nuk kishte mundur të bëjë në shekullin 21.

Karim Benzema tani ka qenë i përfshirë në 15 gola (8 gola, 7 asiste). pas gjashtë xhirove të para të La Ligas këtë sezon; më shumë se çdo lojtar tjetër në histori të kompeticionit në shekullin 21 pas gjashtë xhirove të para kampionale.

33-vjeçari theu rekordin paraprak të mbajtur nga Cristiano Ronaldo (14) dhe Lionel Messi (13).

Cristiano Ronaldo në 2013/14 kishte qenë pjesëmarrës në 14 gola pas gjashtë xhirove të para të La Ligas (13 gola, 1 asistim), gjersa Lionel Messi kishte qenë pjesëmarrës në 13 gola (8 gola, 5 asistime).

Francezi tani mban këtë rekord i vetëm me numrin më të lartë të pjesëmarrjes së golave në një start të kampionatit.

Përndryshe, francezi me dy golat e mbrëmshëm arriti numrin e 200-të të golave në La Liga, duke u bërë lojtari i 10-të në histori të La Ligas që e arrin këtë shifër.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit