EURO 2020

Belgjika bindëse ndaj Rusisë

Belgjika ka arritur të shënojë fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj Rusisë në kuadër të xhiros së parë në grupin B të Kampionatit Evropian.

Belgët e kryen detyrën qysh në pjesën e parë. Fillimisht Romelu Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 10-të të ndeshjes.

Në minutën e 34-të Meunier e dyfishoi epërsinë e Belgjikës, çka krijoi komoditetin te skuadra e tij.

Pjesa e dytë dha një pasqyrë krejt tjetër nga ajo e para. Rastet munguan shumë dhe dy ekipet nuk treguan asgjë. Belgjika veçse e kishte kryer punën, ndërsa Rusia nuk arriti të bënte asgjë në sulm.

Krejt në fund, Lukaku e vulosi rezultatin e këtij takimit me golin e dytë personal dhe të tretin për Belgjikën në minutën e 88-të.

Me këtë fitore, Belgjika shkon në vendin e parë në grupin B me tri pikë, aq sa ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka dhe Rusia mbesin pa pikë pas xhiros së parë.

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020