
Prishtina në xhiron e dytë të stinorit pranveror do të luajë përballë Arbërisë në udhëtim.
Padyshim se synimi kryesor i kryeqytetasve është fitorja, ndërsa këtë e pranoi edhe futbollisti Leotrim Bekteshi.
Bekteshi, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka thënë se ndaj lipjanasve fitorja është opsioni i vetëm.
“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen.
“Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona, jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër. Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota”, ka thënë ndër të tjera Bekteshi.
Prishtina udhëton drejt Ferizajt për t’u përballur me Arbërinë. Ndeshja fillon nga ora 13:00.