Lajme

Bekim Jasharin apo Sami Lushtakun – Lladrovci tregon se cilin e dëshiron për kryetar të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.

Lladrovci në Pressing të T7 ka komentuar edhe kandidaturat e komunave të tjera.

I pyetur se kë do të dëshironte për kryetar të komunës së Skenderajt, Lladrovci tha se preferon Bekim Jasharin.

“Nuk kandidojnë të dy, po nëse kandidon Bekim Jashari, unë kisha dashur të fitojë Bekim Jashari. Koha ka me qenë dëshmia më e mirë. Dytë s’kanë me qenë”, ka thënë Lladrovci.

Ai tha se aktualisht nuk ka raporte të mira me Lushtakun.

“Sot për sot nuk i kam raportet e mira. I kam pasë të mira, i kam prish, i kam ndreq, i kam prish, i kam ndreq. S’kam armiqësi me Sami Lushtakun. Nëse nuk e kam lënë me investu në Drenas pa i ndjek procedurat, nuk do të thotë që kemi armiqësi. 100 Sami Lushtaka i jepi për Bekim Jasharin. Por nuk përzihem në problemet mes tyre, se ata nesër bëhen mirë mes vete, një herë e kam hangër në jetën time, nuke e ha më”, ka thënë Lushtaku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Agim Veliu dorëzon ankesë ndaj vendimit të Lumir Abdixhikut

Lajme

Mërgimtari: Sa herë vij këtu më duket se kam ardhur në Xhungël

Lajme

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë