Sport

Bekim Jashari flet pas dorëheqjes së kryetarit të Drenicës, ka një premtim për kuqezinjtë

Pas largimit të disa futbollistëve nga Drenica, sot edhe kryetari i klubit, Ilir Veliqi, njoftoi se nuk do të jetë më në krye të kuqezinjve.

Veliqi ka njoftuar për tërheqjen e tij përmes faqes zyrtare të Drenicës, duke theksuar se arsyeja e largimit është personale.

Pas largimit të tij, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili përmes një postimi në profimin e tij u shpreh i kënaqur me punën e Veliqit në klub.

“Për periudhën një vjeçare në drejtim të klubit “Drenica”, Iliri ka bërë një menaxhim efikas dhe si rezultat klubi jonë ka arritur rezultate të kënaqshme në garat në nivel vendi”, ka shkruar fillimisht Jashari.

Tutje, Jashari zotohet se përkrahja financiare për klubin nuk do të ndalet asnjëherë.

“Njëkohësisht zotohëm që angazhimi dhe përkrahja financiare për klubin tonë të zemrës nuk do të ndalet asnjëherë.
Shumë shpejtë klubi jonë do të bëhet me kryetar dhe kryesi të re, për tu përgatitur e fuqizuar me prurje të reja për sezonin e ri garues”, ka përfunduar Bekim Jashari.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/1044680939401890

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina