Sport

Bekim Isufi tregon si e mposhti Prishtinën

Bekim Isufi pas ndeshjes ka dhënë intervistën e tij, derisa ka thënë se Prishtinën për ta mundur nuk duhet spektakëli por vetëm të arrihet të fitohet ndeshja.

Portokallinjët e fituan ndeshjen në kryeqytet ndaj Prishtinës me një gol të jashtëzakonshëm nga Ermal Krasniqi, në minutën e 51′ dhe vlen të përmendet se nga minuta e 74′ ekipi therandas ka luajtur me një lojtar me pak, ku u ndëshkua me të kuq Kushtrim Gashi.

“Si ne ashtu edhe Prishtina dëshironim me pak gabime. Por në këto ndeshje një gabim mund të sjellë avantazhin ose te disavazhtazhin.

Ne këtë ndeshje ne ishim me të durushë, ndaj Prishtinës e dijmë që nuk duhet spektakli, por të fitohet ndeshja ashtu edhe siç e bëmë ne.

Këta djemtë treguan që edhe me një lojtarë më pak mund të ia dalim, treguan karakter. Mbuluam hapësirat dhe ia dolëm”, tha Isufi

Postime të ngjajshme
Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane

Sport

Start i dobët në Superligë, por Ulpiana tani ka një mesazh