
Bekim Isufi rrallë herë mund të mposhtet në qytetin e tij (Gjilan). Edhe pse nën drejtimin e Ferizajt, tekniku gjilanas korri edhe një fitore, teksa përballë kishte ish-ekpin e tij Drita.
Isufi u nda i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës, teksa zbulon edhe arsyen për të cilën beson se skuadra e tij e triumfoi ndeshjen.
“Futbolli nganjëherë është i paparashikueshëm. Skuadra ime dha maksimumin, ndërsa Drita na nënvlerësoi dhe gaboi”, deklaroi Isufi për “Super Sport Kosova”.
“Ekipi ynë ishte shumë i motivuar, nganjëherë nuk është faktor përgatitja, por përkushtimi maksimal në fushë”.
Më tej tekniku gjilanas shpjegon se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për ndeshjet në vazhdim.
“Në tri ndeshjet e para, kemi kërkuar t’i marrim tri pikë, që i morëm që në ndeshjen e parë. Kjo s’do të thotë që tani do të pushojmë. Do të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet”, mbylli Isufi.
Edhe pse është vetëm java e parë, ekipi i Ferizajt ka marrë një fitore të rëndësishme për tu pozicionuar mirë në tabelë qysh nga java e parë