Sport

Bekim Isufi kundër Superligës së Evropës

Mbrëmja e së dielës ishte ndryshe nga ato të kaluarat, pasi në këtë mbrëmje u jetësua Superliga Evropiane, shkruan Gazetasheshi.com.

Liga e themeluar nga 12 klube të ndryshme evropiane, ka shkaktuar polemika të mëdha në mbarë botën.

Ndërsa kritika të ashpëra kjo ligë ka marrë nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk janë pajtuar aspak me këtë formë, duke dërguar madje sinjal edhe skuadrave që janë bërë pjesë e saj për largime nga garat evropiane.

Madje përveç largimeve nga garat evropiane, reagimet kanë ardhur edhe nga federatat ku bëjnë pjesë skuadrat e mëdha që kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e Superligës Evropiane.

Por të kënaqur me themelin e kësaj gare nuk janë as në vendin tonë, e njëri nga ta është edhe trajneri i njohur kosovar Bekim Isufi, i cili ka reaguar nëpërmjet profilit të tij zyrtar.

“Askush nuk mund ta udhëheq botën e futbollit”.

“E dua këtë lojë”.

“Kundër Superligës së Evropes”, ka shkruar Isufi.

Superliga Evropiane është themeluar nga skuadrat angleze si Chelsea, Arsenal, Manchester United, Liverpool, Tottenham, nga ato spanjolle si Real Madrid, Barcelona, Athletico Madrid dhe nga Italia ku pjesë janë Milan, Inter e Juventus.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të