Sport

Bekim Isufi flet pas humbjes nga Llapi, gjithashtu ka disa fjalë për fushën në Merdare!

Ka përfunduar edhe xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Sheshi.info

Klubi Futbollistik “Llapi” triumfoi thellë 4-1 ndaj Ballkanit në stadiumin e Merdarës.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi vlerëson se Llapi shënoi fitore nga gabimet e futbollistëve të tij.

‘E vështirë të analizohet në atë interval ku pranuam tri gola. Mendoj se kanë mundur të jenë gola të evitueshëm. Llapi përfitoi nga disa gabime apo moskoncetrimit në disa situata. Kur pranon katër gola duhet të thosha se ka merituar fitore. Por, edhe në këtë fushë ishte e vështirë të luash, por mendoj si për ne edhe për Llapin ishte fusha e njëjtë. Bëmë gabime naive dhe ram nga koncentrimi sidomos pas barazimit 1:1 dhe kundërshtari shfrytëzoi mirë. Nuk ishin gola të cilat kanë qenë të ndërtuara nga Llapi, por nga gabimet tona. Kemi pasur mungesën e Ermal Krasniqit dhe Kushtrim Gashit, por nuk ndjej keqardhje për atë aspekt sepse ne duhet të varemi nga grupi e jo individëve. Kjo humbje dhemb, por na presin edhe shumë ndeshje ku duhet përmirësuar gabimet’, ka thënë Isufi.

Ballkani ka dështuar ta rikthej vendin e parë. Është në vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Llapi një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *