Lajme

Bekë Berisha shkakton të qeshura në Kuvend, ja si e quan Albin Kurtin

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “Zotëri Hegel”, pasi në shtroi dy pyetje në foltoren e Kuvendit lidhur me tiketën ngjitëse prej pesë eurosh dhe subvencionet e bujqëve.

Berisha ka pyetur ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për tiketën ngjitëse dhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për ndaljen e subvencioneve ndaj bujqëve.

Deputeti i AAK-së ka thënë se në pyetjet e tij nuk dëshiron që të përgjigjet askush përpos ministrave, përfshirë edhe kryeministrin Kurti duke e quajtur “Zotëri Hegel”, deklarata e të cilit shkaktoi të qeshura në Kuvendin e Kosovës.

“Në këto pyetje kam qef me mu përgjigjë ministrat, as ju shokë deputetë po as zotëri Hegel, por ju dy ministra më tregoni saktë se çfarë ka ndodhur me këto dy çështje”, ka thënë Berisha. /indeksonline.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Mërgimtari në shesh ia dhuron 200 euro Valon Sylës

LajmeShow Bizz

Nikoll Nikprelaj humb personin më të dashur të familjes

Lajme

Uran Ismaili bun në Tophane – Ja çfarë ndreqën këtë herë

Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme