Lajme

Behgjet Pacolli ‘kapet’ me komentuesit që i thonë: Je në shërbim të Edvin tradhtarit

Qeveria shqiptare dje hodhi hapin e radhës për të bërë realitet ndërtimin e aeroportit të tretë, atë të Vlorës.

Konsorciumi, i përbërë nga kompania Mabetex Group e biznesmenit Behgjet Pacolli dhe kompania turke, Yda Group do të ndërtojnë këtë aeroport përmes një investimi 104 milion euro.

Pas këtij lajmi, reagoi deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgj Pacolli, njëherit president i AKR-së, duke thënë se ishte një ditë me rëndësi për të dhe kompaninë e tij.

“Ju jam mirënjohës të gjithëve! Sot kam pranuar mijëra urime! Sigurisht se është një ditë me rëndësi për mua dhe kompaninë time, por mbi të gjitha për Shqipërinë!”, ka shkruar Pacolli në Fcaebook.

E, ky shkrim i Pacolli është komentuar shumë nga qytetarët. Madje, disa prej tyre, hedhin akuza në drejtim të Pacollit se po bashkëpunon me Ramën, gjersa e quajnë si “tradhtar” këtë të fundit.

Ndërsa, si përgjigje, ndaj komentuesve, Pacolli ka reaguar duke thënë se është njeri që gjithmonë e mban fjalën.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë