Sport

Behar Maliqi zbulon momentin më të keq dhe më të mirë gjatë këtij sezoni

Prishtina arriti ta bëj një rikthim senzacional, duke u shpallur kampione e Kosovës në xhiron e parafundit të Superligës.

Këtë sukses të kryeqytetasve e festoedhe futbollisti Behar Maliqi, shkruan Gazeta Olle.

Maliqi është lojtari aktiv më i trofeshëm i kësaj skuadre. Katër tituj kampioni me Prishtinën, shtoja kësaj edhe një kupë dhe tri superkupa.

“Momenti më i keq ishte humbja e Ballkanit krejtësisht në fund të takimit. Momenti më i miri fitorja kundër Dritës në ndeshjen e fundit (2:1)”, tha Maliqi, duke pëmendur momentet kyçe të këtij sezoni.

“Ky edicion ka qenë shumë pozitiv për të gjithë ne. Ky titull është special pas tetë vitesh pritje”, përfundoi Maliqi, për faqen zyrtare të Prishtinës.

Kujtojmë se mesfushori gjatë këtij sezoni regjistroi 15 paraqitje zyrtare duke shënuar edhe një gol për kupë.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë