Sport

Behar Maliqi flet për atmosferën e klubit, ka një paralajmërim për Gjilanin

Njëra ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Superligës së Kosovës, FC Feronikeli, nuk e fillojë në mënyrë pozitive stinorin e ri, duke humbur 2-1 ndaj Dritës.

Njëri ndër transferimet e fundit te kjo skuadres, Behar Maliqi, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se janë duke u stërvitur maksimalisht për ndeshjet e radhes.

“Kam synime personale që të kem paraqitje sa më të mira në klub dhe t’i arrijë qëllimet që i kemi”, është shprehur ai.

Maliqi ka thënë tutje se skuadra do të mundohet që të ketë paraqitje sa më të mira dhe mbetja në Ligë është qëllimi primar i tyre.

“Sigurisht që nëse kemi fat dhe na jepet mundësia për të luftuar në ndonjë kupë, atëherë do ta shfrytëzojmë atë”.

I pyetur mbi atmosferën në klub, 34 vjeçari tha: “Atmosfera është shumë e mirë, jemi disa lojtarë me përvojë dhe disa të rinj në skuader. Ky është një kombinim i mirë dhe në çdo ndeshje futemi me qëllimin për të nxjerrë rezultat pozitiv, këtë gjë do ta bëjmë edhe ndaj Gjilanit”.

Mesfushori është transferuar këtë merkato nga Prishtina në klubin e Feronikelit, me të cilin ka fituar çdo trofe në futbollin kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk