Sport

Begolli komenton katër golat e Muriqit ndaj San Marinos

Kombëtarja e Kosovës ka fituar dy ndeshjet e para miqësore të muajit qershor.

“Dardanët” fillimisht mposhtën San Marinon më 1 qershor me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq, tri ditë më vonë Kosova mposhti 1-2 Kombëtaren e Maltës në Austri.

Analisti dhe ish-drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar katër golat e Vedat Muriqit në përballjen ndaj San Marinos.

Në një mënyrë ai e ka kritikuar Vedat Muriqin, duke thënë se është dashur t’ia lë mundësinë të tjerëve.

“Jemi e vetmja kombëtare pa objektiva. Në këso lojë Muriqi i realizon katër gola. Pse nuk ja jep mundësinë dikujt tjetër të shënon. Messi i shënon dy gola, tjetrin ia lë dikujt tjetër”, deklaroi Begolli në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Postime të ngjajshme
Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare