
Skuadra e Devollit që militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë, i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e fundit në merkato. “Panorama Sport” ka raportuar se juglindorët e drejtuar nga trajneri Trifon Meraku, kanë federuar ditën e sotme sulmuesin 40-vjeçar, Dritan Mehmeti, i cili vjen nga radhët e Përmetit.
Drejtuesit devollinj duket se janë “joshur” nga eksperienca e madhe e sulmuesit, i cili në të kaluarën më së shumti ka qenë pjesë e Delvinës dhe Butrintit, ku në sezonet e kaluara është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Mehmeti pritet të formojë dyshen e sulmit me një sulmues me një moshë relativisht të madhe, siç është Alatin Ametlli (38-vjeç).