Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti nëse eventualisht Haradinaj bëhet vet president.

Haradinaj tha se nënkryetar i parë i AAK-së është Ardian Gjini dhe ky mund të jetë pasuesi i tij në parti.

“Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj.

Më tej ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ekskluzive: Këta janë 47 personat që nuk mund të kandidojnë për deputetë

Lajme

A iu bë e padrejtë Albin Kurtit? Enver Hasani flet në Pressing

Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Lajme

Rusia reagon në deklaratën e Ramush Haradinajt