Lajme

Bedri Hamza tregon se a do të kandidojë për kryetar të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka treguar se nuk do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie.

Hamza këtë e bëri të ditur në T7, duke thënë se deri tani vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.

“Jo nuk do të jem kandidat , deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 korrik është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK-së”, tha Hamza.

Kujtojmë se ka 7 muaj që kjo parti është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, pasi ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ai po akuzohet për krime lufte.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë, këto temperatura na presin javën e ardhshme

Lajme

Kryeministri kroat tallet me serbët: Nikolla Tesla është aq serb sa Bruce Lee

Lajme

Detaje nga plagosja në Podujevë, 50 vjeçari u qëllua në këmbë

Lajme

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?