
Bebe Rexha është ankuar se nuk po mund të hajë pizza sa herë të dojë.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe rexha, ka pak ditë që ka nisur turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers.
Ajo duket shumë entuziaste teksa performon para publikut, mirëpo kilogramët e tepërt vazhdojnë të përbëjnë pak problem për të.
Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur së fundmi edhe përmes një postimi të bërë në Twitter, të cilin më pas të njëjtin e ka shpërndarë edhe në InstaStory.