Show Bizz

Bebe Rexha flet për situatën që kaloi me prindërit e infektuar me coronavirus

Bebe Rexha ka folur për prindërit e saj të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Pak javë më parë Bebe Rexha zbuloi në kulmin e pandemisë se kishte humbur nga COVID-19 mikun e saj më të mirë. E tronditur dhe e ndërgjegjësuar për situatën serioze, këngëtarja shqiptare u bënte thirrje asokohe fansave të saj për të respektuar distancën sociale.

Por së fundi ajo ka zbuluar se ka kaluar një makth të vërtetë nga shqetësimi për prindërit që i ishin infektuar me COVID-19. Në një intervistë për Extra, këngëtarja shqptare u shpreh se e vuajti faktin që nuk ishte pranë tyre dhe ishte gati të merrte makinën për të bërë rrugën e vetme, nga LA në New York, vetëm për t’iu gjendur pranë.

Por pas refuzimit të prindërve, ajo hoqi dorë nga ky vendim që do të kishte rrezikuar edhe jetën e vetë këngëtares.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë. Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.

Prej vitesh Bebe jeton në Los Angeles, ndërsa prindërit e saj banojnë në New York. Ndër të tjera ylli i muzikës tha se kohën gjatë karantinës e ka kaluar duke provuar receta të reja gatimi dhe duke bërë video live me David Guetta apo Dj të tjerë të njohur.

Postime të ngjajshme
Show Bizz

Dhurata Dora sërish në bashkëpunim me reperin shqiptar, a do të jetë ky hiti i verës?

Show Bizz

Meda publikon baladën “E du”

Show Bizz

Ish-Miss Shqipëria pozon provokuese, veshja i zbulon pothuajse gjithçka

Show Bizz

Arta Elezaj tregon linjat e saj nga pushimet