Sport

BB Llapi transferon nga Liburni njërin nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë!

BB Llapi do të ketë një ‘mision’ tejet të vështirë në pranverë, derisa do të synoj ta ruajë statusin e skuadrën elitare në futsallin kosovar. Pikërisht për këtë arsye, skuadra llapjane tashmë ka realizuar një transferim tejet të rëndësishëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Kemajl Gashi, i cili së fundmi ishte pjesë e Liburnit nga Gjakova, tashmë është anëtari më i ri i skuadrës BB Llapi.

Informacioni është konfiruar nga faqja zyrtare e klubit llapjan:

“BB Llapi ka transferuar në rradhët e veta Kemajl Gashin. Kemajl Gashi është një ndër lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë. Ai së fundmi ishte lojtar i FC Liburnit. Kemajlit i deshirojm shumë suksese në fanellën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

BB Llapi ndodhet në pozitën shtatë të renditjes tabelare me vetëm gjashtë pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë