Sport

Bayerni po e synon talentin e Barcelonës

Talenti i madh spanjoll, Pedro Gonzales Lopez (Pedri) është emri më i lakuar në këtë merkato verore.

Mesfushori i skuadrës së Barcelonës bëri një paraqitje të shkëlqyeshme me Spanjën në Euro 2020 duke u kthyer në një nga objektivat kryesor të shumë skuadrave të mëdha.

Manchester City, Juventus dhe së fundmi Bayern kanë shfaqur interes për talentin 18- vjeçar, vlera e të cilit ka shkuar në 80 milionë euro.

Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për mesfushorin dhe sipas “Sky” palët mund të ulen për të biseduar rreth një transferimi të bujshëm që mund të realizohet në këtë merkato të nxehtë. Edhe pse Nagelsman përjashtoi goditje “big” në merkato, drejtuesit e klubit bavarez kërkojnë t’i bëjnë trajnerit të ri një dhuratë, të cilën ai nuk do ta refuzonte.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare

Sport

Ballkani sot luan miqësoren e radhës, ja me kë takohet