
Pak orë pasi ka prezantuar blerjen e Philippe Coutinho, skuadra e Bayern Mynih ka nisur nga puna për të sjellë një tjetër lojtar në ekip.
Bëhet fjalë për talentin 20-vjeçar Kai Havertz, që luan në Bundesliga me skuadrën e Bayer Leverkusen.
Skuadra bavareze synon që ta mbyllë këtë marrëveshje para datës 2 shtator, kur dhe përfundon merkato e verës në Gjermani. Havertz, mesfushor me tipare sulmuese, ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e Leverkusen, me të cilën luan që prej vitit 2016.
Në 107 ndeshje në Bundesliga me Bayer Leverkusen mesfushori ka realizuar 30 gola. Madje ai shënoi edhe në fitoren 3-2 që skuadra e tij arriti ndaj Paderborn, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Bundesligës.
Vlera e lojtarit është rritur ndjeshëm (20 gola sezonin e kaluar), ndaj për Bayern nuk ka për të qenë e lehtë të sigurojë shërbimet e Havertz pa paguar të paktën 50 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane “Suddeutsche”.