Sport

Bayerni e nxjerr në shitje, shtatë klube në garë për yllin francez

Ky sezon nuk mund të cilësohet pozitiv për Corentin Tolisson. Mesfushori francez ka vuajtur nga dëmtimet dhe numëron vetëm 732 minuta aktivizim në Bundesligë këtë sezon.

27-vjeçari ka përfunduar në merkato dhe Kicker raporton se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë po presin ofertën e duhur për ta lënë të lirë në fund të sezonit.

Interesimi për lojtarin është i madh. Shtatë klube po garojnë mes tyre për Tolisson. Juventus, Inter dhe Napoli e duan në Serie A, teksa Atletico po punon për ta transferuar në Madrid.

Kampioni i botës pëlqehet shumë edhe në Premier League, aty ku e duan Manchester United, Arsenal dhe West Ham. Ankandi është hapur dhe Bayerni fërkon duart.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës