Sport

Bayern Munich 1:1 Werder Bremen, me këtë notë u vlerësua Milot Rashica

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Bayern Munichut dhe Werder Bremenit në kuadër të javës së tetë në Bundesliga, raporton “Zeri.info”.

Dy skuadrat kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1 pas 90 minutave në “Allianz Arena”.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica luajti nga minuta e parë këtë përballje ndaj “Bavarezëve”, por që u zëvendësua në minutën e fundit të takimit.

Rashica u vlerësua me notën 6.7, kurse lojtari më i dalluar i mysafirëve ishte golashënuesi, Eggestein që mori notën 7.8.

Te gjigandi i futbollit gjerman, Bayern Munich u dalluan lojtarët si Coman, Lewandowski e David Alaba.

Bayern Munich me këtë pikë mbetet përsëri lider i Bundesligas me 18 pikë, kurse Werderi i Milot Rashicës është i 11-ti me 10 pikë të grumbulluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Ibrahimoviq zgjedhet “Futbollisti i Vitit” në Suedi

Sport

Uzuni shënon gol, por mposhtet nga Juventusi – Barcelona dhe Manchester United fitojnë me lehtësi

Sport

Lazio triumfon, Muriqi pati disa minuta lojë

Sport

Nisë fushata #mezaniout, fansat pushtojnë faqen e Gjilanit me dhjetëra komente