Lajme

Baton Haxhiu: Vetëvendosje arriti qëllimin në Kosovë

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me 14 shkurt e mbyll garën në Kosovë.

Haxhiu në “Debat Plus” ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është të depërtojë në Shqipëri.

“Vetëvendosje Kosovën e kanë sundua. LDK-në e kanë shkatërrua. Projektimi i tyre është Shqipëria. Me 14 shkurt mbaron bëtaja me Kosovën. Këta e kanë mat mirë se biologjia e një lideri politik si Edi Rama po shkon dhe nuk ka më lider tjetër në Shqipëri prandaj LVV po trason atë rrugë”, tha Haxhiu, përcjell Telegrafi.

Analisti thotë se megjithatë LVV ka ndihmuar demokracinë në Kosovë.

Ai thotë se një pjesë e mirë e njerëzve të LVV nuk kanë histori korruptive.

Haxhiu thotë se është gjë e mirë që Vetëvendosje e unifikoi politikën e Kosovës dhe Shqipërisë pasi deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur interesim për politikën në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid

Lajme

Pamje nga momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Vazhdon numërimi i votave me kusht: Këto janë rezultatet