Sport

Batatina zbulon skuadrën favorite në duelin mes Shkupit dhe Llapit

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe kapiteni Bujar Idrizi kanë mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Shkupit në Conference League.

Batatina ka theksuar se e sheh Shkupin si favorit, por do tê luftojnë për rezultat pozitiv, shkruan Gazeta Olle.

“Mendoj që është një përshtypje e veçantë me faktin që Llapi luan në një garë siç është Konferencë Liga dhe luan ndaj një skuadre shqiptare. Mendoj që përballja e dy skuadrave shqiptare është një ndjenjë e veçantë, sido që të jetë dy skuadrat do ta japin më të mirën në teren, do të japin një futboll të mirë, cilësor me karakter të lartë. Favorit është Shkupi sepse ka luajtur më parë në arenën ndërkombëtare, por futbolli nuk ka të bëjë me atë se sa herë merr pjesë por futbolli bashkëkohorë ka ndryshua dhe ne do të bëjmë maksimumin. Ne vlerësojmë lartë Shkupin dhe janë mjaft cilësor dhe dihen cilësitë e tyre. Por besojmë fuqishëm që të marrim një rezultat pozitiv. Lufta do të jetë e pa kompromis në aspektin sportiv por edhe patriotik dhe të ti tregojë lojtarëve të reprezentacionit se duhet ndryshe të luftohet për kombëtaren tonë, dhe të luftoj ndryshe për të sepse për ta përfaqësuar Kosovën duhet angazhim i madh. Ata djem duhet të marrim mësim shumë nga skuadra e Llapit”, ka thene Batatina.

Ndeshja e parë e raundit kualifikues ndaj Shkupit që zhvillohet nesër në ora 20:00 në ‘Todor Proeski National Arena’.

Postime të ngjajshme
Sport

Në sheshin e Prishtinës pritje madhështore për medalistet olimpike

Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri