Sport

Batatina zbulon detajet e fundit, transferimet e reja si dhe vendin se ku do të përgatiten për garat evropiane

Skuadra e Llapit ka filluar përforcimet para ndeshjeve në garën evropiane, Conference League.

Llapi fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2020/21, me ç’rast ka siguruar edhe daljen në Evropë për herë të parë.

Tashmë, Tahir Batatina dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë filluar të mendojnë për transferimet që do t’i bëjnë para ndeshjeve që do të luhen në fillimin e muajit korrik.

Trajneri Batatina tha për GazetaBlic Sport së se shpejti do të prezantohen ardhjet e reja, atje ku do të ketë edhe futbollistë nga jashtë.

Në mesin e tyre do të jenë edhe një futbollistë nga Koreja e Jugut dhe një nga Kroacia.

“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtare transferimet e reja dhe disa nga ata po presin. Dy lojtarë shumë cilësorë vijnë tek skuadra ime, një nga Koreja dhe një nga Kroacia. Po presim vetëm detajet e fundit”, tha fillimisht Batatina.

Më pas ai zbuloi vendin se ku do të përgatiten për ndeshjet evropiane dhe tha se janë tri destinacione të mundshme, por që sipas të gjitha gjasave do të udhëtojnë në Ohër.

“Ne do të fillojme fazën përgatitore me 5 qershor dhe do ta kryejmë atë jashtë vendit. Jemi duke i shqyrtuar tri oferta, një nga Ohri, një nga Bullgaria dhe një në Austri. Me afër e kemi Ohrin, sepse në Bullgari e Austri po kërkohen teste si dhe vizat për futbollistët dhe me shumë gjasë aty do t’i kryejmë përgatitjet“, përfundoi Batatina.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89