Sport

Batatina: Valmir Veliu shumë afër transferimit te gjiganti turk

Ka disa muaj që Beshiktashi është interesuar për shërbimet e Valmir Veliut.

Mesfushori i Llapit është monitoruar nga skautët e ekipit turk në kampin dimëror të Llapit në Antali dhe në ndeshjet e fundit të sezonit.

Trajneri Tahir Batatina thotë se Veliu është shumë afër transferimit te gjiganti turk.

“Po presim konfirmimin zyrtar, jemi shumë afër që ta realizojmë transferin. Kanë mbetur që t’i shohin edhe ndeshjet e Kosovës U21 në të cilat do të luaj Valmiri dhe besoj që së shpejti do ta mbyllim marrëveshjen” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Në edicionin 2020/21, Veliu regjistroi 36 paraqitje me Llapin duke shënuar 5 gola dhe 7 asistime.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur