Sport

Batatina tregon se cili futbollist do të jetë mbrojtësi më i mirë në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tahir Batatina, ka qenë i ftuar në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina

Trajneri i Llapit ka thënë se disa futbollistë të Llapit pritet që të transferohen në klube evropiane.

“Mund të them se brenda një viti, Taulant Haliti do të bëhet mbrojtësi më i mirë në Kosovë. Për Valmir Veliun ka disa kontakte nga disa klube në Evropë, por nuk mund të përmend emra momentalisht. Gjithashtu mund të lëviz edhe Muhamet Hyseni apo Taulant Haliti. Ka interes edhe për Alban Shabanin një futbollist shumë i talentuar. Atë e ka përcjell edhe menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj në disa ndeshje miqësore dhe i ka lënë shumë mbresa”, ka thënë Tahir Batatina, përcjell Zëri.info.

Kujtojmë se nga Llapi në vitet e fundit për në Evropë janë transferuar Festim Alidema i cili në edicionin e fundit kaloi në Slaven Belupo dhe Mirlind Daku që kaloi te Osijeku e ku më pas u transferua te Kukësi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv