Sport

Batatina tregon rrugën të cilën e kaloi me Llapin deri në finale!

Tahir Batatina e ka arritur objektivin e parë të këtij sezoni, duke marrë kështu ‘biletën’ drejt finales së madhe në Kupën e Kosovës. Skuadra e tij, Llapi e eleminoi Prishtinën ne gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 5-4, raporton Gazetasheshi.com.

Shefi i shtabit teknik të “Legjendave” u nda tejet i kënaqur me kualifikimin në finale, derisa këtë sukses synon ta kurorëzojë me trofeun e Kupës.

“E kemi dit që nuk do të jetë lehtë kualifikimi, është ardhë falë punës angazhimit të lojtarëve, mbi të gjitha kemi mposhtë Ballkanin, Trepçën 89′, Prishtinën dhe jemi me meritë pasi kemi mposhtur skuadra të mëdha, e kemi ditë që do ta kemi vështirë ndaj Prishtinës. Sot na kanë vu në vështirësi sidomos në pjesën e dytë, me rëndësi për ne ka qenë të kualifikohemi, sot ka ndikuar pak edhe pjesa e agjerimit – pasi lojtaret nuk mund ta japin maksimuin shkaku i agjerimit, i urojë gjithë qytetarëve këtë kualifikim, dashtë Zoti që në këtë stadium ta sjellim trofeun e parë”, deklaroi fillimisht Batatina.

Pamje nga ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës | FOTO: Shpend Ahmeti
Më pas Batatina pati edhe një kërkesë për Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Shpresojë që finalja të jetë pas Ramazanit dhe të fitojmë dhe të shkojmë në garat evropiane, atë që e kam kërkuar për vite”, përfundoi Batatina.

Kujtojmë që dueli i dytë i gjysmëfinales së Kupës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, kurse takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 2-3 në favor të llapjanëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës