Sport

Batatina tregon padrejtësinë e madhe që i është bërë Llapit në fillim të kampionatit

Klubi Futbollisitk “Llapi” nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Së fundmi, skuadra nga Podujeva është mposhtur në Suharekë nga ekipi i Ballkanit me rezultatin e pastër, 2-0, shkruan Sheshi.info

Tahir Batatina ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” ku ka treguar për padrejtësinë që i është bërë ekipi të tij.

“Mendoj që Llapit në krahasim me skuadrat tjera i është bërë një padrejtësi e madhe në fillim të kampionatit. Pas marrjes së vendimit nga Federata e Futbollit të Kosovës të gjitha skuadrat do ta ndryshojnë fushën nga bari artificial në bari natyral, ne kemi filluar punimet në stadium sepse kështu ishte vendimi. Kemi filluar kampionatin dhe kemi dalë nga shtëpia jonë për shkak se punimet në “Zahir Pajaziti” janë duke vazhduar. Nuk është e lehtë që ndeshjet t’i luash mysafir”, ka thënë Batatina në emision.

Llapi pas pesë xhirove pozicionohet në vendin e fundit në klasifikim me vetëm dy pikë të mbledhura.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf