Sport

Batatina tregon nëse barazimi ndaj Drenicës ishte rezultat real

Java e gjashtë në BKT Superligën e Kosovës në futboll startoi me dy takimet e ditës së shtune.

Llapi mbetet ende pa e shijuar fitore, pasi barazoi në shtëpi ndaj Drenicës, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se gabimet e lojtarëve të tij i kushtuan me një pikë në këtë përballje.

Batatina tutje tha se ishte një paraqitje e mirë nga të dyja skuadrat dhe rezultati ishte epilog real.

“E kemi një pranuar një gol që s’është dashur të pësojmë në atë mënyrë. Kemi bërë shumë gabime por që ishim me fat që kundërshtari nuk na ndëshkoi me gol.

Në pjesën e dytë kemi krijuar shanse me shumë dhe ishim me konkret, por që finalizimi është duke na munguar. Të dyjat skuadrat kemi bërë një ndeshje të mirë dhe barazimi ishte një rezultat real”, deklaroi Batatina.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit