Sport

Batatina sqaron situatën e Sebino Plakut, kjo është e ardhmja e tij

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Aventura e sulmuesit të njohur Sebino Plaku te Llapi ka marrë fund.

Sulmuesi shqiptar ishte afruar me shumë buj këtë edicion te Llapi por duket se nuk u ambientua si duhet dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë ndërrim ambienti.

Llapi përkatësisht trajneri i saj Tahir Batatina ka konfirmuar për Zëri.info se Plaku nuk do të jetë pjesë e Llapit dhe se ata kanë arritur marrëveshje me Gjilanin për ta transferuar te skuadra nga Anamorava.

“Po kemi arritur marrëveshje me skuadrën e Gjilanit që ta transferojmë tek Gjilani Sebinion ku ne kemi kaluar jashtë zakonisht mirë me lojtarin i cili është një super profesionist dhe super djal dhe i kulturuar. Unë mendoj se do ta ndihmon shumë Gjilanin sepse e njeh edhe skuadrën edhe lojtaret që janë aty”, ka thënë Batatina.

Plaku me Llapin kishte edhe gjashtë muaj kontratë e cila u shkëput me marrëveshje të dyanshme.

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv