Sport

Batatina “shpërthen” ndaj instuticioneve për vendimin që të luajnë pa tifozë në ndeshjet ndërkombëtare

Tashmë edhe zyrtarisht është vendosur që skuadrat kosovare t’i zhvillojnë ndeshjet pa shikues në arenën ndërkombëtare, raporton FrontOnline.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar ashpër trajneri i Llapit, Tahir Batatina, skuadra e të cilit po merr pjesë në garat evropiane.

Në RTV Dukagjini, Batatina u shpreh tejet i revoltuar.

“Do ta bëjmë më të mirën për ta kthyer rezultatin, por ajo që më pengon mua është që po luajmë në arenën ndërkombëtare, por pa tifozë”, ka thënë Batatina, duke vazhduar:

“Ky organizim është i dobët nga instuticionet qendrore, dhe ne nuk kemi si Shkupi me 35 mijë ulëse, por me 11 mijë ulëse”.

“Duhet ta shohim futbollin ndryshe, nuk është për krenari apo patriotizëm, duhet të nxjerrim edhe ne mjetet që kemi fituar, jo të gjitha, por të paktën të zbusim shpenzimet”, tregoi ai.

“Maqedonia e Veriut ka më shumë të infektuar, por po lejohen tifozët, kurse te ne pse jo? Instuticionet tona duhet të jenë më të vëmendshme”, përfundoi Tahir Batatina.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri