
Tahir Batatina ka reaguar pasi mbrëmë në një intervistë në “Kanal 10”, Mirlind Daku e cilësoi atë si “Godfather”, përcjellë Gazeta Olle.
Trajneri i Llapit ndihet i lumtur që Daku nuk ka harruar meritat e trajnerit në karrierën e tij, teksa poashtu e lavdëron futbollistin duke thënë “Të besova në moshë të re, nuk më zhgënjeve! Ashtu je duke vazhduar edhe sot”
Postimi i tij i plotë:
Njerëz të mëdhenj janë ata që nuk harruan kurrë se nga kush u ndihmuan të ngriten lartë në karrierë. I tillë është edhe Mirlind Daku. Pata fatin të stërvis dhe të përgadis njërin nga sulmuesit më të mirë në Kosovë, i cili nga ardhja tek Llapi në vitin 2017 e deri më tash është duke treguar cilësitë e tij. Të besova në moshë të re, nuk më zhgënjeve! Ashtu je duke vazhduar edhe sot.