Sport

Batatina paralajmëron transferime bombastike, por mund të mbetet pa lojtarin kryesor

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në edicionin 2020/21.

Për Llapin ky ishte trofeu i parë i rëndësishëm, derisa klubi bardhekaltër ka siguruar edhe garat evropiane.

Trajneri Tahir Batatina ka paralajmëruar transferime bombastike për Evropën dhe edicionin e ardhshëm, por ai mund të mbetet pa lojtarin kryesor të këtij edicioni.

Arbnor Ramadani ka qenë lojtari kryesor i Llapit, ku mesfushori gjilanas edhe pse luajti si mesfushor defensivë barti barrën kryesore të klubit.

26-vjeçari shënoi gjashtë gola në kampionat dhe bëri gjashtë asistime, derisa kontribuoi me dy asistime të tjera në Kupë si dhe shënoi penalltinë në finale ndaj Dukagjinit.

 

Por e ardhmja e Ramadanit duket larg Podujevës, pasi ende nuk ka një marrëveshje të re me klubin për vazhdimin e kontratës.

Gazeta Olle ka mësuar ekskluzivisht se mesfushori gjilanas është vërshuar nga ofertat pasi ai është njëri nga më të mirët në Superligë për pozitën e tij.

Dy skuadrat shqiptare, Kukësi dhe Teuta i kanë bërë ofertë lojtarit, derisa ai në tavolinë ka edhe ofertën nga Shkëndija e Tetovës.

 

Këto tri skuadra e duan Ramadanin jashtë kufijve, derisa në Kosovë ai kërkohet nga të gjitha skuadrat pretendente për titull.

Tahir Batatina e ka vlerësuar lartë gjithmonë yllin e skaudrës, madje në një emision kishte thënë se Arbnor Ramadani është ‘Messi i Llapit’, por trajneri llapjan mund të mbetet pa lojtarin kryesor.

 

Kontrata e Ramadanit me Llapin përfundon pas aventurës evropiane, derisa mbetet të shihet nëse drejtuesit llapjan do ta bindin për të qëndruar, apo Ramadani do të zgjedh tjetër skuadër pas vërshimit nga ofertat.

Postime të ngjajshme
Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!

Sport

Ky futbollist njofton për largimin nga Arbëria