Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Tahir Batatina, nëpërmjet një postimi në profilin e tij ka shkruar për kundërshtarët e mundshme te Llapit, shkruan Gazetasheshi.com.

Nesër do të hedhet edhe shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës, pas kësaj skuadra llapjane ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshme edhe pse në letër vetëm Tre Penne, është më e lehta.

Batatina në postimin e tij shkroi se nuk kanë frikë nga asnjë kundërshtarë, pasi janë Llapi i legjendës Fadil Vokrri.

Postimi i plotë:

Nuk i frikësohem asnjë skuadre kundërshtare që e kemi në grup në raundin e parë të kualifikimeve për UEFA Conference League sepse jemi një super skuadër, ne do të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme duke luftuar në fushën e blertë për çdo top, në çdo duel, në çdo cep të fushës.

Kam besim në juve djema dhe stafin tim që me punë dhe angazhim do të shkruajmë histori edhe pse në letër kundërshtarët duken të vështirë por ne jemi LLAPI i Legjendës Fadil Vokrri, jemi KRENARIA E QYTETIT TË PODUJEVËS

Ndërsa ju kujtojmë se kundërshtarë e mundshëm të skuadrës llapjane janë Shkupi 1987 (Maqedoni), Partizani (Shqipëri), Maribor (Slloveni) dhe Tre Penne (San Marino)

Postime të ngjajshme
Sport

Legjenda e Man Cityt, Kompany me fjalë të mëdha për Laçin para ndeshjes

Sport

Ernest Muçi realizon gol spektakolar në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Zyrtare: Ky është përforcimi i radhës nga Vëllaznimi

Sport

Reali tregon çmimin për Iscon