Sport

Batatina: Mposhtëm Gjilanin e milionave, Bylbyl Sokolin e mposhti gjithmonë

Llapi ka shënuar fitoren e parë në pranverë në kuadër të Superligës, derisa e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1.

Trajneri Tahir Batatina ka mbetur tejet i kënaqur me pikët e arkëtuara, derisa beson se me këtë ritëm do të vazhdojnë edhe për pjesën e mbetur të kampionatit.

“Nga ndeshja e parë në kupë kemi treguar që jemi më ndryshe në pranverë. Na është dashur kohë të komponohemi dhe tashmë jemi në formën optimale. E kemi mposhtur Gjilanin me shumë lehtësi edhe pse është njëra nga skuadrat më të shtrenjta në Kosovë”.

 

“Megjithatë, ne morëm shumë seriozisht ndeshjen dhe krijuam shumë raste, me ç’rast e dominuam kundërshtarin dhe me plot meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi fillimisht Batatina për “Art Sport”.

Më pas tekniku llapjan ‘thumboi’ homolgun Sokoli te Gjilani, derisa theksoi se nuk njeh humbje ndaj tij, tani e tetë vit.

 

“Tetë vite kam që e mposhti rregullisht Bylbyl Sokolin dhe besoj që do ta vazhdoj këtë ecuri edhe në vazhdim. Këtë fitore dëshiroj të ja dedikoj vajzës time Angesës, e cila mbush 20 vite”, përfundoi Batatina.

Postime të ngjajshme
Sport

Nga porta në sulm, të paktën 51 emra të gatshëm për Kombëtaren – ja pse Reja ka një super skuadër

Sport

Emir Sahiti shënon gol në Kroaci

Sport

Nesër takimi i 30-të mes Prishtinës dhe Llapit: Forma momentale e skuadrave dhe rezultatet nga 29-të ndeshjet e kaluara

Sport

Hoxha rrëfen tmerrin me policin rus: Më nxori nga shtëpia dhe gjuajti dy herë me armë